E rëndë në Tiranë, 44-vjeçari humb jetën nga arresti kardiak, gjendet në shkallët e pallatit ku jetonte
15/04/2026 16:14
Policia e Tiranës raporton një rast të rëndë në lidhje më një 44-vjeçar, i cili është gjetur i pajetë pranë banesës së tij në kryeqytet. Dyshimet e para janë për arrest kardiak.
E. H. është pikasur i pajetë nga kalimtarët në hyrjen e pallatit ku jetonte. Ata më pas kanë njoftuar institucionet, që vetëm sa kanë konstatuar ngjarjen, pa pasur kohë dhe mundësi për t’i shpëtuar jetën.
Arrestet kardiake çdo ditë e më shumë po bëhen shkak për vdekjen edhe te personat në moshë të re. Kujdesi për veten dhe kontrollet sistematike mjekësore janë apeli i vazhdueshëm i mjekëve.
Top Channel