Meloni bllokon marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin, përplaset me Trump pas kritikave të tij ndaj Papës: Nuk e di sa…

14/04/2026 16:00

Pezullimi i memorandumit nga Italia me Izraelin u formalizua sot në një letër të dërguar nga Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto homologut të tij në Jerusalem, Israel Katz.

Zëvendëskryeministri Matteo Salvini tha se ishte dakord me pezullimin, por, kur u pyet konkretisht, u përgjigj: “Nuk i di arsyet”.

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni iu rikthye gjithashtu marrëdhënies së saj me Trumpin dhe kritikave për sulmet e tij ndaj Papa Leo XIV.

“Mendoj se isha shumë e qartë. Nuk e di sa udhëheqës të tjerë i kanë shprehur ato. Kjo është për ata që thonë se ka nënshtrim”, tha Meloni.

“E konsideroj të papranueshme gjuhën e përdorur nga Presidenti Trump ndaj Atit të Shenjtë. Papa është kreu i Kishës Katolike dhe është normale që ai të bëjë thirrje për paqe dhe të dënojë luftën”, u shpreh ajo dje në një reagim zyrtar.

Duke u rikthyer te tema e Paktit të Stabilitetit, Kryeministrja deklaroi: “Pezullimi i mundshëm i Paktit të Stabilitetit sigurisht që mund të ndihmojë. Natyrisht, do të duhet të shohim se si do të shkojnë gjërat në ditët në vijim, por mendoj se Evropa nuk duhet ta nënvlerësojë ndikimin që kjo krizë mund të ketë në muajt në vijim.

Mendoj se do të bënte një gabim të madh gjykimi nëse do të mendonte të vepronte shumë vonë”.

Pezullimi, sqaroi ajo më pas, “nuk duhet të kuptohet si një masë e drejtuar ndaj shteteve anëtare individuale, por si një masë e përgjithshme.”

Top Channel