Presion kolosal mbi studentët, si po i ‘përdor’ Rusia universitetet për rekrutim ushtarak
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka deklaruar se Kina mund të luajë një rol vendimtar në zgjidhjen e luftës me Iranin, si dhe konflikteve të tjera ndërkombëtare, përfshirë atë në Ukrainë.
Pas një takimi në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping, Sánchez tha se e sheh Kinën si një nga pak aktorët globalë që mund të ndikojnë në uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.
“E kam shumë të vështirë të gjej bashkëbisedues të tjerë, përtej Kinës, që mund ta zgjidhin këtë situatë të krijuar në Iran dhe në Ngushticën e Hormuzit,” u shpreh ai.
Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare dhe konsiderohen domethënëse, pasi sugjerojnë një rol më të madh të Kinës në diplomacinë globale, përballë ndikimit të Shteteve të Bashkuara.
Sánchez ka qenë një nga kritikët më të zëshëm në Evropë ndaj veprimeve të SHBA-së dhe Izraelit në Lindjen e Mesme.
Qeveria spanjolle ka ndërmarrë gjithashtu hapa të fortë politikë, duke kufizuar përdorimin e infrastrukturës së saj ushtarake për operacione amerikane të lidhura me konfliktin.
Top Channel