Historike në Bundesligë, një grua bëhet trajnerja e skuadrës së elitës në futbollin gjerman
Përpara dy ditësh Union Berlin konfirmoi Marie Louise Eta në pankinën e skuadrës së parë duke u bërë e para trajnere grua në të 5 ligat e rëndësishme evropiane që drejton një skuadër meshkujsh.
Dhe shumë shpejt në llogarinë e klubit gjerman në rrjetet sociale vërshuan fyerjet seksiste në drejtim të saj. Kjo solli edhe reagimin e Union Berlin që i dënoi në mënyrë kategorike këto fyerje të turpshme
‘Thjesht është e turpshme, i kemi parë, por refuzoj të lexoj apo qoftë edhe të ekspozohem ndaj këtyre budallallëqeve-tha Drejtori Sportiv i klubit Horst Heldt për BBC-sepse për mua me Eta flitet për kualitet dhe lidership. Kemi besim të plotë te Louise, një bindje absolute. Më duket absurde që të përballet më një situatë të tillë aktualisht. Mund të jeni të sigurt se ketu te Union si tifozët, ashtu edhe klubi mbështesin në 100% këtë vendim dhe do të bëjnë gjithçka të jetë e mundur që të evitohen diskutime të tilla në të arshmen’.
Marie Louise Eta mori vendin e Steffen Baumgart që u shkarkua nga posti i tij bashkë me asistentët Danilo de Souza dhe Kevin McKenna pas disfatës 3-1 që Union Berlin pësoi në fushën e Heidenheim, skuadra e vendit të fundit në Bundesligë
Top Channel