Përpara 3 ditësh, Andy Robertson, përmes një postimi në rrjetet sociale zyrtarizoi largimin nga Liverpool në fund të sezonit duke pasuar egjiptianin Mohamed Salah që e kishte bërë një deklaratë të tillë më përpara.

 ‘Dhashë shpirtin e zemrën, nuk kam pendesa. Në këto vite jam rritur si njeri, Liverpool dhe tifozët e tij do të jenë gjithnjë gjithçka për mua-shkruante Robertson  në postimin e tij, ndërkohë që Liverpool shkruante: ‘Do të largohet si një Legjendë e këtij klubi’

I lindur në 1994, skocezi këtë sezon ka zhvilluar 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe në palmaresin e tij mes të tjerave janë edhe 2 tituj të Premier League, 1 Ligë Kampionesh, 1 Superkupë Evropiane apo 1 Botëror Klubesh. Një futbollist me parametra zero lakmohet nga të gjithë; në Angli është Tottenham, në Skoci është derbi mes Celtic dhe Rangers, ndërkohe që edhe në Itali, Milani po e shikon si opsion.

Ajo që luan në favor të tij është eksperienva e më pas edhe aspekti taktik duke qenë se Robertson është një mbrojtës tipik krahu me Allegrin që do të kishte mundësinë ta përdorte në skemën 4-3-3. Por jo vetëm kaq, ardhja e Robertson në Milanello mund të ndihmojë edhe në rritjen e Bartesaghi që do të kishte mundësinë që të mësonte nga një prej futbollistëve më të mirë në rolin e tij e madje as paga nuk do të ishte problem pasi te Liverpool ai përfiton pak më shumë se 5.5 milionë euro, një shifër për të cilën Milani mund të hyjë në tratativa direkt me futbollistin.

Megjithatë për momentin në avantazh është Tottenham, por Milani po monitoron situatën dhe nëse skuadra e De Zerbit do të bjerë në Championship, kuqezinjtë do të jenë gati të hidhen në sulm për Robertson.

Top Channel