Xabi Alonso kthehet në skenën e futbollit? Emri i tij lidhet sërish me Liverpool
Harry Kane përgatit terrenin për një kthim në Angli në të ardhmen. Sulmuesi i Bayernit të Mynihut dhe përfaqësueses angleze ka bërë investim në ndërtimin e një rezidence kolosale me vlerë prej 20 milionë paundë(rreth 23 milionë euro) në Surrey.
Bëhet fjalë për një banesë të arkitekturës neo-gjeorgjiane, të cilën banorët lokalë e kanë pagëzuar me emrin ‘Buckingham Palace’.
Kapiteni i Tre Luanëve transformoi një investim fillestar prej 6.5 milionë paundë në një projekt faraonik që zgjati 2 vjet në pronën prestigjioze te Ëentëorth duke shembur strukturën ekzistuese për të ndërtuar një rezidencë me të gjitha komoditetet e imagjinueshme duke përfshirë këtu edhe një platformë rrotulluese me vlerë 20 mijë paundë për të manovruar pa shumë sforco flotën e tij të automjeteve luksoze në garazhin nëntokësor.
Përvec estetikës mbretërore në katet e sipërme, rezidenca ka edhe një bodrum dedikuar tërësisht relaksit dhe argëtimit me pishinë, kinema private, palestër të pajisur me të gjitha veglat dhe një spa, përvec një suite për personelin e shërbimit.
Kjo lëvizje e futbollistit në fushën e pronave të patundshme nuk mbeti pa u vënë re nga fqinjët që të kontaktuar nga tabloidi ‘The Sun’ konfirmojnë se fasada e rezidencës së Kane i ngjan në mënyrë impresionuese asaj zyrtare të monarkisë britanike duke shënuar një standard të ri luksi për sulmuesin e Bayernit të Mynihut dhe familjes së tij të madhe.

Top Channel