Premier League dhe dueli Manchester City-Arsenal; verdiktin për titullin mund ta japë…golavarazhi
Klubi i Pogradecit po shfaq një ambicie të jashtëzakonshme në këtë sezon. Skuadra liqenore është në vendin e tretë në Kategorinë e Parë dhe ëndërron ngjitjen në Superiore bashkë me Laçin dhe Skënderbeun.
Është pikërisht skuadra kurbinase kundërshtari i radhës për Pogradecin me të cilin e ndajnë vetëm 3 pikë. Kështu drejtuesit e klubit pogradecar vendosën të akordojnë një shpërblim prej 50 mijë euro për fitoren me Laçin dhe 100 mijë euro për ngjitjen një Kategorinë Superiore, diçka që e publikoi vetë klubi në rrjetet sociale.
Postimi i klubit të Pogradecit:
‘Presidenti Armand Lilo ka vendosur një premio prej 50,000€ për ndeshjen e rëndësishme ndaj Laçit, ndërsa ka shpallur edhe një shpërblim prej 100,000€ për arritjen e objektivit madhor: ngjitjen në Superligë. Një vendim që tregon qartë ambicien, besimin dhe përkushtimin maksimal të klubit për këtë moment vendimtar të sezonit. Kjo nuk është thjesht një shpërblim financiar, por një mesazh i fortë për skuadrën: të japë gjithçka në fushë dhe të luftojë deri në fund për fanellën dhe qytetinTashmë topi është në këmbët e lojtarëve, të cilët kanë një motivim ekstra për të dhënë maksimumin dhe për të bërë krenar çdo tifoz të Pogradecit. Mbështetja e klubit, e presidentit dhe e tifozëve krijon një atmosferë të jashtëzakonshme, ku besimi për sukses është më i madh se kurrë’.

Top Channel