Premier League/Frenohet Aston Villa, skuadra e Emery lë dy pikë ndaj Nottingham
Vedat Muriqi gdhend me shkronja të arta emrin në librin e historisë së Mallorca.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën spanjolle dhe tashmë është edhe shënuesi më i mirë në të gjithë historinë e saj me 55 gola të shënuar duke lënë pas një emër legjendar të futbollit botëror siç është ai i Samuel Eto’o me kamerunasin që është ndalur në kuotën e 54 golave.
Vedat Muriqi e theu rekordin e Eto’o në ndeshjen me Rayo Vallecanon me dy golat e shënuar në pjesën e parë. Fillimisht ‘Pirati’ shënoi në minutën e 36 pas një asisti të Samu Costas, ndërsa 4 minuta më vonë i dha avantazhin e dyfishtë Mallorcas pas asistit të Luvumbos.
Përsa i përket këtij sezoni, Muriqi shkon në kuotën e 21 golave, duke kërcënuar gjithnjë e më shumë Kylian Mbappe, kryesuesin e klasifikimit të golashënuesve në La Liga.
🚨 VEDAT MURIQI STRIKES AGAIN JUST FOUR MINUTES LATER — MALLORCA DOUBLE THEIR LEAD!
🇪🇸 MALLORCA 2-0 RAYO VALLECANO pic.twitter.com/772ZHSc6Am
— Goals Xtra (@GoalsXtra) April 12, 2026
🚨 VEDAT MURIQI STRIKES AGAIN JUST FOUR MINUTES LATER — MALLORCA DOUBLE THEIR LEAD!
🇪🇸 MALLORCA 2-0 RAYO VALLECANO pic.twitter.com/772ZHSc6Am
— Goals Xtra (@GoalsXtra) April 12, 2026
Top Channel