Video/ Muriqi gdhend emrin me shkronja të arta, shënuesi më i mirë në historinë e Mallorca, lë pas Samuel Eto’o
Nuk ka fitues në ndeshjen mes Nottingham dhe Aston Villa e vlefshme për javën e 32 të Premier League angleze.
Në City Ground Stadium, skuadrat dolën me nga 1 pikë secila pasi 90 minutëshi i përballjes mes tyre përfundoi me barazimin 1-1 me Aston Villan që humbi mundësinë që të parakaloje Manchester United në vendin e tretë.
Ishte një ndeshje, historitë e së cilës u shkruan në pjesën e parë të saj. Në minutën e 23 ishte Aston Villa ajo që iu gëzua avantazhit në rezultat, falë autogolit të Murillos. Por Nottingham Forest iu kundërpërgjigj teksa në minutën e 38 barazoi shifrat në 1-1 me golin e Neco Williams
Pas pushimit të ndeshjes gjërat në fushën e lojës nuk ndryshuan më me skuadrat që dolën nga fusha e lojës me barazimin 1-1 me Aston Villën që shkon në 55 pikë duke qëndruar në vendin e katërt të klasifikimit, ndërsa Nottingham shkon në 33 pikë, por është shumë pranë zonës së ftohtë të rënies nga kategoria.
Top Channel