Gjendet pa shenja jete në banesë 53-vjeçari në Sarandë, dyshohet për mbidozë të lëndëve narkotike

12/04/2026 12:08

Një 53 vjeçar, banues në lagjen nr. 3, Sarandë, është gjetur në banesë pa shenja jete.

Policia sqaron se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se 53-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ndërrimit të jetës. Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.

Top Channel