Live/ “Të gënjen mendja nëse mendon se po përçahemi”, dita e 29-të e tubimit, protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryqeytetit Edhe në fillim të vitit, Durrësi po shfaqet si një ndër destinacionet më tërheqëse për turizmin kulturor dhe historik në vend. Statistikat e fundit tregojnë një interes në rritje të vizitorëve vendas dhe të huaj për trashëgiminë kulturore në qytetin bregdetar.
“Kemi pasur një numër të konsiderueshëm vizitorësh në 3-mujorin e parë të vitit. Vetëm në Kullën Veneciane, rreth 900 vizitorë kanë ardhur dhe e kanë vizituar atë, ndërsa amfiteatri ka arritur shifrën 2000 vizitorë. Këto monumente janë shumë tërheqëse sepse në Kullën Veneciane vizitorët kanë mundësi që, përmes programit multimedial, të shikojnë historikun e qytetit të Durrësit”, tha specialistja e Qendrës Muzeore në Durrës, Ina Ajazi.
Përveç teknologjisë që i është bashkuar historisë, Amfiteatri mbetet “magneti” kryesor, duke u ofruar turistëve një udhëtim të dyfishtë në kohë, mes periudhës romake dhe asaj bizantine. Ndërkohë, situata gjeopolitike në botë duket se e ka pozicionuar Shqipërinë si një vend më të sigurt për t’u vizituar.
“Kriza në Lindjen e Mesme e ka bërë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë pjesën e Ballkanit më tërheqëse për vizitorët, si një vend më i sigurt. Shifrat janë më të larta këtë vit dhe jemi optimistë sepse është vetëm fillimi i vitit”, tha specialistja e Qendrës Muzeore në Durrës, Ina Ajazi.
Ndërkaq pritet dhe hapja e Muzeut Arkeologjik, për të plotësuar paketën e pasur historike të qytetit 3-mijëvjeçar.
Top Channel