Video/ Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11/04/2026 07:34

NASA ka publikuar mëngjesin e sotëm fotografitë dhe videot që tregojnë uljen historike të ekuipazhit të Artemis II në Tokë.

Imazhet tregojnë serinë e ngjarjeve që nga vendosja e parashutave të modulit deri te ecja e astronautëve nëpër kuvertën e fluturimit të USS John P Murtha për vlerësim në qendrën mjekësore.

“Ky është fillimi i një epoke të re të eksplorimit të hapësirës nga njeriu”, thotë NASA, pas kthimit të ekuipazhit.

Më 6 prill, anija kozmike arriti distancën maksimale nga Toka 406,771 km (252,756 milje), gjatë fluturimit hënor, duke thyer rekordin e mëparshëm për udhëtimin më të largët që njerëzit kanë udhëtuar ndonjëherë në hapësirë.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel