Ekspozitë për Rrok Zojzin, në Marubi ekspozohen për herë të parë fotografitë etnografike të Zojzit
11/04 15:57
Në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër, në nder të 70 vjetorit të shugurimit meshtarak të kardinalit shqiptar, Ernest Simoni Troshani u organizua një koncert solemn nga Fondacioni muzikor i Vatikanit “Kardinal Domenico Bartolucci”.
Arqipeshkvi i Shkodër-Pult, Imzot Giovanni Peragine, e cilësoi jetën e kardinalit si një frymëzim për të gjithë.
Këtë të dielë, kardinali drejtoi meshën në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë që sivjet kremton edhe vitin jubilar.
Përpara besimtarëve ai tha se në botë sot po derdhet gjak sepse njerëzit janë larguar me Zotin.
Eminenca e Tij, Ernest Simoni Troshani, u shpall Kardinal nga Papa Françesku.
Top Channel