Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Fusha e Murrës”, ka ndodhur një aksident rrugor.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Citroen” i drejtuar nga shtetasi Viktor Kananaj ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit: Adriana Shakaj, 18 vjeçe; Elvis Shakaj, rreth 12 vjeç; Nertila Shakaj, 41 vjeçe; Dallandyshe Kananaj, 68 vjeçe, si dhe vetë drejtuesi i mjetit.
Policia dhe shërbimi mjekësor ndodhen në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë.
Njoftimi:
Sot, rreth orës 13:10, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Fusha e Murrës”, një automjet me drejtues shtetasin V. K., 71 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A. Sh., 18 vjeçe, N. Sh., 41 vjeçe, D. K., 68 vjeçe dhe një 12-vjeçar. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Top Channel