Skandal me orët e luksit në Andorra, nën hetim indagati Carvajal, David Silva dhe 5 futbollistë të tjerë
Fati kuqezi i Denzel Seedorf duket që është shkruat që në datën e lindjes; 25 maj 2007, vetëm 2 ditë pas fitores të titullit të katërt të Ligës së Kampioneve nga babai i tij Clarence, e dyta me fanelën me Milanin dhe bëhet fjalë për Champions League e fituar në Athinë ndaj Liverpool.
Rreth 19 vjet më vonë, një tjetër Seedorf bën debutimin e tij me profesionistët me të njëjtat ngjyra, ato të Milanit. Në këtë rast bëhet fjalë për Milan Futuro ntë drejtuar nga Massimo Oddo. Është pikërisht ish shoku i skuadrës së babait të Denzel, ai që e promvoi duke e hedhur në fushën e lojës si zëvendësues në ndeshjen e Serie D ndaj Real Calepina e humbur 1-0 në pasditen e së mërkurës.
Vetëm 7 minuta në fushë, por mjaftueshëm për të, për të nisur ndjekjen e gjurmëve të babait të tij. Denzel Seedorf, që ashtu si babai i tij është mesfushor, në sezonin 2024/25 kishte luajtur me skuadrën U18 të Milanit(31 ndeshje), ndërsa në sezonin aktual te Milan Futuro kishte qëndruar në stol në disa sfida, në pritje të debutimit zyrtar. Ndërkaq, ka një tjetër kuriozitet, Denzel kishte veshur fanelën e numrin 16, njësoj si fanela e parë e babait te tij, Clarence kur debutoi me skuadrën e parë të Ajaxit në sezonin 1992/93.
Top Channel