Romelu Lukaku vijon përgatitjet në Belgjikë. Në orët e fundit është shfaqur imazhi i sulmuesit të Napolit duke kryer stërvitje individuale me përgatitësin personal në qendrën sportive të klubit të Antverp.

Në rrjet janë shfaqur fotot e futbollistit të kryera nga disa banorë të zonës që e njohën futbollistin

Për momentin ende nuk dihet me siguri data e kthimit të Lukakut në Itali, edhe pse duket se nuk do të ndodhë përpara mesit të javës së ardhshme, ndërkaq, Napoli po mendon për sanksionet ndaj sulmuesit, gjë që e la të kuptohet edhe Drejtori Sportiv i klubit, Giovanni Manna kur foli përpara ndeshjes me Milanin.

‘Nuk jemi të kënaqur, ai e di se do të ketë pasoja-ishin fjalët e Manna për Lukakun që nuk i ishte bindur urdhrit të klubit për t’u kthyer dhe vendosi që të qëndrojë në Belgjikë për t’u rikuperuar

Top Channel