Këtë vit shumë futbollistë mbyllin kontratat me skuadrat e tyre respektive dhe janë gati të ndërmarrin aventura të reja dhe një prej tyre është Leon Goretzka që ka shfaqur dëshirën për të provuar një eksperiencë të re jashtë Gjermanisë dhe është gati të studiojë oferta edhe nga klube të Serie A ku Milani dhe Juventusi kanë shfaqur më shumë interes për të.

Te Milani, duan që Goretzkan ta vënë përkrah Modric(nëse do të rinovojë) dhe Rabiot për një mesfushë të një niveli të lartë sidomos për një sezon që do të shohë kuqezinjtë sërish në Ligën e Kampioneve. Oferta e Milanit për gjermanin është një kontratë 3 vjeçare me një pagë prej të paktën 5 milionë euro në vit, shifra të rëndësishme, por që mund të mos mjaftojnë.

Në fakt, sipas Tuttosport, agjentët e Goretzkas, duke parë edhe interesin e madh që kanë edhe klube jashtë Italisë , kërkojnë 7 milionë euro në sezon plus bonuse për firmën prej 10 milionë euro, shifra këto që mund të përballohen nga Milani ashtu sikurse dhe nga Juventusi sidomos nëse në arkat e tyre shtohen edhe të ardhuarat nga Champions League. Por te bardhezinjtë gjithsesi po studiohen edhe profile të tjera si Ederson apo Kessie.

Milani dhe Juventusi janë klubet që kanë shfaqur interesin për Goretzken, por duhet treguar vëmendje edhe ndaj sondazhit të Interit dhe Napolit edhe pse për këto dy të fundit më shumë duket se është një vlerësim logjik për opsionet e merkatos sesa për objektiv të vërtetë për muajt e verës.

Top Channel