Qazim Laçi vazhdon paraqitjet pozitive në Superligën turke, duke qenë protagonist në fitoren e Rizesporit me rezultatin 4-1 ndaj Samsunspor.

Mesfushori i kombëtares shqiptare realizoi një gol dhe dhuroi një asist, duke kontribuar drejtpërdrejt në suksesin bindës të skuadrës së tij në kampionat. 30-vjeçari po kalon një sezon të mirë në Turqi, ku është kthyer në një element të rëndësishëm për Rizesporin me performanca të qëndrueshme. Goli ndaj Samsunsporit ishte i pesti për të në këtë edicion të kampionatit, ndërsa numëron edhe disa asistime të rëndësishme.

Deri tani, Laçi ka zhvilluar 26 ndeshje në Superligën turke, duke treguar vazhdimësi dhe ndikim në lojën e ekipit. Forma e tij e mirë është një lajm pozitiv edhe për Kombëtarja e Shqipërisë, ku mbetet një nga alternativat kryesore në repartin e mesfushës. Me këtë ritëm, Laçi po konfirmon vlerat e tij dhe po forcon rolin si një nga lojtarët më të besueshëm të Rizesporit në këtë sezon.

Top Channel