Conference League/ Crystal Palace mundi 3-0 Fiorentinën në ndeshjen e parë, fiton dhe Shakhtar
Qyteti i Gjirokastrës është bërë me 2 fusha të reja futbolli, një investim ky i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë Gjirokastër për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e futbollit në komunitet.
Në një ceremoni të zhvilluar me rastin e përurimit të këtyre fushave mori pjesë presidenti i qeverisë së futbollit në vend, Armand Duka dhe kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi që nënvizuan rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin e futbollit në qytet. Presidenti Duka theksoi gjithashtu angazhimin e institucionit që ai drejton për investime të vazhdueshme në infrastrukturë dhe përmirësimin e kushteve për të rinjtë, në të gjithë vendin.
‘Kjo është një lojë që duhet zhvilluar, që është një lojë e bukur, që nuk ka vetëm kompeticionin. Projektet tona do të vazhdojnë për të investuar në infrastrukturë. Uroj që siç kemi bashkëpunim fantastik me Bashkinë e Gjirokastrës, me Kryetarin kryesisht dhe me të gjithë Bashkinë që e ka mbështetur lojën e futbollit, që e do atë, që ka bashkëpunuar me ne në investimin e këtij impianti, mendoj fantastik për kohën në Gjirokastër. Të kemi të tilla bashkëpunime në të gjithë territorin e vendit për t’ju afruar juve dhe bashkëmoshatarëve tuaj kushte sa më të mira loje’, – tha ndër të tjerat Presidenti Duka.
Ndërsa Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, vlerësoi inaugurimin e dy fushave si një investim të rëndësishëm për të rinjtë që synojnë të ndjekin ëndrrën e tyre në futboll.
‘Të falënderoj miku im, jo thjesht që po inaugurojmë dy fusha që janë shumë të domosdoshme për ata që pretendojnë të bëhen futbollistë e kanë ëndërr këtë gjë. Futbolli dhe loja është një disiplinë për të rritur shëndetshëm fëmijët tanë, familjet e këtij qyteti, fëmijët e të gjithë qarkut Gjirokastër’, – tha Flamur Golemi
Top Channel