Arbitri rumun Istvan Kovacs ishte në qendër të vëmendjes së mediave pas ndeshjes çerekfinale mes Barcelonës dhe Atletico Madrid, ku zhurma më e madhe u bë për momentin e prekjes së topit me dorë në zonë nga Pubil në momentin e rivënies së tij në lojë nga portieri Musso.

Sipas të përditshmes spanjollë Sport, për shkak të gabimeve të tij në këtë ndeshje, UEFA vendosi që arbitri rumun të mos arbitrojë më asnjë nga ndeshjet e mbetura në këtë sezon të Ligës së Kampioneve

Por është një shprehje që thotë se kur të mbyllet një derë të hapet një dritare, një frazë që në këtë rast gjen zbatim në krahun e kundërt. Kovacs i është mbyllur dritarja Champions League, por i është hapur dera e Botërorit.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit publikoi listën e arbitrave që do të jenë në kompeticionin madhor të SHBA, Kanadasë dhe Meksikës dhe në këtë listë figuron edhe emri i Istvan Kovacs.

Top Channel