Fernando Alonso, shofer i …Papës. Ideja e çmendur në fakt nuk është diçka e re, siç u zbulua në median spanjolle në orët e fundit, por nuk është as e perënduar krejt.

Në vitin 2011, koordinatori i udhëtimeve të Papa Benediktit në Spanjë për Ditën Botërore të Rinisë mori propozimin e dy herë kampionit të botës në Formula 1 për të drejtuar papamobile(makinën e Papës), por në Vatikan nuk ishin dakord kështu që piloti u mjaftua me praninë e tij në event si një shoqërues i thjeshtë.

‘Gjatë atij takimi në 2011, kërkuam shprehimisht nëse Alonso mund të drejtonte makinën e Papës-tregon gazetari Yago de la Cierva-por në anën tjetër u indinjuan. Na thanë që ishte absolutisht e pamundur. E mbrojta këtë ide dhe thashë: ‘Mendoj se Fernando di të ngasë makinë, Papa nuk është në rrezik’, por më shpjeguan se donin një agjent të policisë kombëtare’

Por gjithsesi, kjo ide nuk është shuar krejt dhe sipas të përditshmes spanjolle Marca, Alonso mund të drejtojë makinën e Atit të Shenjtë në muajt e verës, kur Papa Leoni të vizitojë Spanjën në 6-12 qershor.

‘Do të provojmë gjëra të ndryshme sepse i shtojnë shije kësaj vizite dhe marrin shumë kuptim– ishte komenti i de la Cierva-vizita e Papës parashikon shumë bllokada për të cilat Ati i Shenjtë duhet të vendosë, por në ato bllokada do të ketë surpriza’

Top Channel