Conference League/Rayo Vallecano fiton aktin e parë me AEK, Strakosha e Pilo, pranë eliminimit
Golat e anglezëve u lehtësuan nga pasaktësitë e Kuqebluve. Goli i vonë i Rowe-s kishte ringjallur shpresat e Italianos, por Villans shënuan një të tretë disa sekonda më vonë.
Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Evropës favorizoi qartë Aston Villën, e cila fitoi 3-1 në stadiumin Dall’Ara kundër Bolonjës. Kuqeblutë mbajtën pozicionin e fortë në pjesën e parë dhe, në fakt, një epërsi e mundshme u anulua për pozicion jashtë loje, duke goditur traversën menjëherë pas kësaj.
Megjithatë, në minutën e 44-të, Konsa zhbllokoi takimin për skuadrën angleze, duke ndëshkuar daljen e gabuar të Ravaglias. Gjërat u përkeqësuan në fillim të pjesës së dytë: në minutën e 51-të, Heggem u kalua nga Buendia, pastaj Watkins dyfishoi epërsinë.
Bologna e ngushtoi diferencën në minutën e 90-të me anë të Rowe, por Watkins përsëri, katër minuta më vonë, riktheu heshtjen në stolin e Italianos. Tashmë Bologna duhet të mposhtë skuadrën e drejtuar nga Emery me tre gola në ndeshjen e kthimit më 16 prill për të arritur në gjysmëfinale.
Fitore të rëndësishme arriti dhe Freiburgu që mposhti spanjollët e Celta Vigo me rezultatin 3-0, ndërkohë që në sfidën mes Portos dhe Nottingham është gjithçka e hapur pasi sfida u mbyll me barazimin 1-1.
Top Channel