Conference League/ Crystal Palace mundi 3-0 Fiorentinën në ndeshjen e parë, fiton dhe Shakhtar

09/04/2026 23:21

Në kryeqytetin anglez, “Shqiponjat” po fluturojnë para tifozëve të tyre: Mateta, Mitchell dhe Sarr i bëjnë anglezët të festojnë

Crystal Palace fitoi ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës kundër Fiorentinës. Shqiponjat mposhtën skuadrën Violë  3-0 në Selhurst Park, duke marrë një epërsi vendimtare përpara ndeshjes së kthimit, e cila është planifikuar për një javë në Artemio Franchi.

Gjithçka filloi me golin e Matetas me penallti në minutën e 24-t, lojtari I cili ishte shumë pranë kalimit tek Milani në muajin janar. Pas tij shënoi edhe Mithell në minutën e 31-të dhe Sarr në të 91-të si për t’i vënë kapakun epërsisë së britanikëve. I vetmi rast për skuadrën italiane që mbahet mend në këtë ndeshje ishte traversa e Fabbian.

Me rezultatin 3-0 fitoi ndeshjen e pare edhe Shakhtar Donetsk me holandezët e Alkmaar, ndërsa Mainzi fitoi në shtëpi ndaj Strasbourg me shifrat 2-0.

Top Channel