Derbi iberik në Europa League, Braga dhe Real Betis e mbyllin në ‘paqe’
Pas 3 sezonesh te Tottenham, Guglielmo Vicario është gati të kthehet në Itali. Në ndjekje të tij prej kohësh është vënë Interi që e sheh si zëvendësuesin e Yann Sommer.
. Sipas medias britanike, londinezët pas ardhjes së De Zerbit në stol dhe pas një sezoni nën pritshmëritë e tyre mund të bëjnë një revolucion në shumë reparte dhe Vicario është një prej kandidatëve kryesorë për t’u larguar nga Hotspurs
Në rast largimi nga Londra, Vicario mund të transferohet në Milano, në pjesën zikaltër të qytetit. Drejtuesit e Interit e duan që të marrë vendin e Sommer, kontrata e të cilit skadon në qershor. Tashmë në moshën 29 vjeçare, ish portieri i Empolit ka identikitin ideal për të mbrojtur portën e Interit sezonin e ardhshëm dhe për ta sjellë atë në skuadër do të duhen rreth 20 milionë euro.
Gjatë eksperiencës së tij në Toskanë, Vicario arriti që të grumbullohet në kombëtaren italiane, në shtator të 2022 kur në stol ishte Roberto Mancini që e kishte thirrur për ndeshjet e Nations League ndaj Anglisë dhe Hungarisë. Por debutimin me Të Kaltrit ai e bëri në 2024 në miqësoren me Ekuadorin. Në Itali Vicario ka veshur edhe fanelën e Venezias, Perugias e Cagliarit.
Ndërkaq, në këtë periudhë objektivi kryesor për Hotspurs është mbijetesa në Premoer League, me Tottenham që është në kuotën e 30 pikëve, 1 më shumë se Ëest Ham në vendin e 18. Megjithatë londinezët shohin nga e ardhmja. Revolucioni, që do të prekë edhe portën, sipas ‘The Sun’, sheh James Trafford dhe Bart Verbruggen si kandidatëve për të zëvendësuar Vicarion.
Portieri italian këtë vit ka luajtur 43 ndeshje duke pësuar 63 gola, 50 nga të cilët në Premier League me Tottenham që është mbrojtja e tretë me dobët. Vicario e ka mbajtur portën të paprekur në vetëm 13 ndeshje. Aktualisht gardiani 29 vjeçar është duke u rikuperuar nga një operacion në hernie që kreu në fund të muajit mars dhe pritet të kthehet në fushat e lojës në fund të prillit.
Top Channel