Harry Maguire do të vazhdojë aventurën e tij me Manchester United. Klubi legjendar anglez nëpërmjet një komunikate për shtyp konfirmoi se mbrojtësi nënshkroi kontratën e re dëri në vitin 2027, me opsion për rinovimin e saj edhe për një vit tjetër.

Arritja e marrëveshjes mes Manchester United dhe Maguire për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre kishte ndodhur përpara 2 javësh, por vetëm tani gjithçka u bë zyrtare.

‘Të përfaqësosh Manchester United është një nder-tha Harry Maguire-është një përgjegjësi që më bën mua dhe familjen time çdo ditë krenarë. Jam këtu që të bëj çdokënd krenarë. Mund të ndjesh ambicien dhe potencialin e kësaj skuadre. Vendosmërinë e të gjithë klubit për të luftuar për trofe të rëndësishëm të gjithë e shohin qartë dhe kam besim se përpara nesh na presin momente të bukura’.

Harry Maguire u bashkua me Manchester United  në vitin 2019 dhe që nga ai moment ai ka zhvilliar 266 ndeshje me Djajtë e Kuq duke fituar një Carabao Cup dhe një FA Cup.

Top Channel