Al Ittihad në krizë, Sergio Conceiçao përballet me tifozët: Kam një familje…(VIDEO)
Lindja e Mesme po përballet me luftën në Iran dhe jo vetëm. Konfliktet do të sjellin ndryshime në futboll, duke nisur që nga merkato e verës.
Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që janë parë si mundësi e artë për të fituar të ardhura të konsiderueshme, tashmë po përballen me dëshirën e lojtarëve për t’u larguar. Musa Diabi(Al Itihad), Frenk Kesi(Al Ahli) dhe Mateo Retegui(Al Qadsiah) janë ndër emrat e njohur për kontributin në Itali, që tashmë kanë dhënë sinjalet që duan largimin nga Arabia.
Jo vetëm kaq, pasi edhe emra si Teo Hernandez, Kulibali dhe Luis Alberto, Milinkoviç-Saviç dhe Brozoviç mund të gjejnë tjetër ekip në verë. Nga Shqipëria janë disa lojtarë në Lindjen e Mesme si Mario Mitaj, që po vazhdojnë aktivitietin.
Jasir Asani dhe Regi Lushkja që luanin në Iran, kanë mbetur në “ajër” pasi kampionati është ndërprerë. Aktualisht nuk ka shenja për ndryshim. Ndaj dhe vera mund të sjellë revolucionin e madh, që do ndikojë negativisht në Lindjen e Mesme.
Top Channel