Ancelotti i mbyll dyert Italisë, rinovon me Federatën Braziliane deri në vitin 2030
Sergio Conceiçao po përjeton momentin më të keq në Arabinë Saudite që nga casti kur u transferua atje. Al Ittihad është në krizë rezultatesh dhe tashmë e sheh veten në vendin e 6 të klasifikimit në Saudi Pro League dhe as fitorja ndaj Al Hazm në sfidën e javës së 27, nuk i qetësoi tifozët të cilët pas ndeshjes patën një përballje me trajnerin portugez.
‘Duhet të na bësh një premtim: duhet të fitojmë Champions League Aziatike-i tha një prej tifozëve Conceiçaos, kërkesë së cilës trajneri iu përgjigj në mënyrë evazive
‘Mendoj për gjithçka. Kam një familje, miku im-ishte përgjigjja e trajnerit-kam një familje dhe nuk jam i lumtur në këtë moment. Mund t’ju premtoj që do të vazhdojmë të luftojmë’
Pa Karim Benzema që kaloi te rivalët e Al Hilal, Al Ittihad është jashtë luftës për titullin në kampionatin arab, por ka ende shanse për të fituar Champions League Aziatike ku në 14 prill do të përballet me skuadrën e Al Ëahda nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sérgio Conceição, treinador do Al Ittihad, sendo cobrado pelos torcedores.
— “O nível não está bom. Queremos promessa de melhora.”
Conceição: “O desempenho não tá bom, mas a evolução está vindo. Temos que lutar juntos.”
Via @centraldoarabao pic.twitter.com/YuunSdTiRu
— DataFut (@DataFutebol) April 4, 2026
Top Channel