Serie A/Udinese frenon Como-n, skuadra e Fabregas ngadalëson hapin në garën për zonën Champions
Liga Spanjolle e Futbollit ka ndërhyrë për të dënuar kërcënimet dhe intimidimet e bëra nga tifozët e Sevillas në drejtim të futbollsitëve të skuadrës së tyre dhe drejtuesve të klubit pas humbjes së tretë radhazi që andaluzianëqt pësuan në kampionat ndaj Real Oviedos.
Sevilla, që pozicionohet në vendin e 17 në klasifikim, në momentin e kthimit u përball me disa tifozë të saj që po e prisnin në aeroport për të fyer futbollistët, ndërsa të tjerë që ishin me fytyrë të mbuluar u paraqitën në qendrën stërvitore të skuadrës. La Liga në këtë pikë doli me një komunikatë duke theksuar se një sjellje e tillë kalonte në mënyrë të papranueshme kufirin e kritikës legjitime dhe të lirisë së shprehjes sportive.
Në fillim të sezonit disa tifozë të Sevillas kishin tentuar të hynin me forcë në qendrën stërvitore të skuadrës andaluziane për të protestuar kundër futbollistët. La Liga pohoi se do të sinjalizonte incidentit te autoritetet dhe se do të vazhdonte të vepronte edhe në të ardhmen kundër veprimeve të tilla
‘Kushdo që kalon limitin e kritikave më kërcënime, frikësime apo ngacmime, rresht së sjelluri si tifoz dhe nis të sillet si individ i dhunshëm-theksonte më pas La Liga-dhe kundër individëve të dhunshëm La Liga vepron dhe do të vazhdojë të veprojë’.
Sevilla që prej 5 ndeshjesh nuk e ndjen shijen e fitores është vetëm 2 pikë para zonës së rënies nga kategoria kur kanë mbetur edhe 8 javë nga përfundimi i kampionatit spanjoll.
Top Channel