Rafael Leao prej kohësh është vënë në qendër të zërave të merkatos teksa e ardhmja e tij te Milani është vënë në dyshim.

Ai që mendoi të qartësojë gjithçka në këtë ndeshje ishte pikërisht, Drejtori Sportiv i kuqezinjve, Igli Tare që foli për mikrofonët e DAZN pak minuta përpara ndeshjes mes Napolit dhe Milanit në Maradona Stadium.

‘Leao? Cilësitë e tij nuk diskutohen, problemi i tij janë dëmtimet e shumta që e kanë shoqëruar në këtë sezon dhe nuk e kanë lejuar që të shprehë më të mirën-tha Igli Tare-tani vjen pas dy javësh i ndaluar, ka zhvilluar 3 ditë stërvitje me skuadrën. E ardhmja e tij? Ka edhe dy vjet në kontratën me ne dhe është një futbollist i rëndësishëm për Milanin’

Top Channel