Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte zbret Allegrin në vendin e tretë
Juventus mori një fitore të rëndësishme për garën për vendin e katërt të Serie A ndaj Genoas në një ndeshje ku u pa me dy fytyra. Pas një pjese të parë të dominuar, Zonja e Vjetër lëshoi terren kundërshtarëve në pjesën e dytë dhe rrezikoi jo pak.
Trajneri Luciano Spalletti analizoi ndeshjen e skuadrës së tij duke pohuar se ende nuk është shumë i qartë për skuadrën e tij.
‘Nuk ka lodhje, dje dhe pardje nuk u stërvitëm, i lashë futbollistët të lirë sepse duhej të rikuperonin-tha Spalletti-iu dhashë dy ditë pushim, një stërvitje e gjysmë dhe pastaj shkëputje. Herë pas here është e pranueshme të jemi inferiorët e vetes. Pas 6-7 muajsh këtu ende nuk jam i sigurt për atë me të cilin kam të bëj’
Më pas Spalleti foli për gjendjen e Vlahovic dhe Perin që shfaqën probleme fizike. ‘Ka shqetësim sepse u dëmtuan që të dy, kanë ndjerë një forcim muskular, duhen bërë ekzaminimet për të kuptuar se pas sa kohësh do t’i shohim në fushë-shtoi Spalletti që sërish foli për eliminimin e kombëtares italiane
‘Si e përjetova eliminimin e Italisë? Shumë keq dhe betohem se kur përfundoi ndeshja imagjinova veten në vendin e Gattusos dhe mendimi im i pare shkoi te ai-tha Spalletti-është një njeri i mirë, ka ndjenjë, ka të gjitha cilësitë për të qenë një ndër trajnerët më të mirë në botë dhe i thashë vetes; ‘sikur të isha akoma aty dhe të më ndodhte mua kjo në ato temperatura, në atë stadium…’. Unë me të vërtetë nuk do të dilja. E kam pësuar shumë në një mënyrë të fortë, më krijoi një joreagim, nuk flisja dot për futboll, thuajse u fsheha nga keqardhja. Por nëse Kean do të shënonte golin e 2-0 do të flitej për një Itali të madhe. Në këto amplituda opinionesh duhet pak ekuilibër’
Dhe më pas Spalletti dha një konsideratë për futbollin italian.
‘Në Udinese-Como ishin vetëm 2 italianë në fushë, ky është një fakt thelbësor-shtoi trajneri i Juventusit-sepse është e nevojshme të tutelojmë talentet tona. Po sikur të lejojmë një lojtar U19 vjeç të luajë në Serie A për çdo ekip? Jemi të detyruar të kemi katër në dispozicion për të luajtur një, dhe pastaj çfarë bëj? Do të shkoj dhe do t’i shoh ato të disa viteve më parë sepse më duhen edhe 3-4 të tjerë”
Top Channel