Asistenti i Guardiolës ndez merkaton: Bernardo Silva nuk do të kthehet te Man. City pas Botërorit
Interi duket se e ka lënë pas krahëve humbjen ne derbin me Milanin dhe barazimet ndaj Atalantës dhe Fiorentinës.
Skuadra e Cristian Chivu e shfrytëzoi në maksimum pauzën e ndeshjeve të kombëtareve dhe kjo u pa edhe në sfidën ndaj Romës të cilën e shkatërroi me rezultatin 5-2 me trajnerin rumun që nuk mund të fshehë kënaqësitë e tij me Chivun që nënvizoi në mënyrë të veçantë, qasjen e skuadrës së tij në pjesën e dytë
‘Në pjesën e dytë, qasja e skuadrës ishte e shkëlqyer dhe në fakt i mbyllëm llogaritë me dy gola që në fillimin e këtij fraksioni-tha Chivu-kjo skuadër po jep shenja pjekurie, siç ka bërë gjithnjë. Ndoshta ka pasur një moment, në ndeshjet e fundit ku është spekuluar pak më shumë nga sa duhej, por këtë radhë u paraqitëm në pjesën e dytë me shpirtin e duhur për të qenë dominues dhe pët të mbyllur ndeshjen’.
Cristian Chivu foli edhe për krizën e futbollit italian, në javën ku dominuan debatet për moskualifikimin e Të Kaltërve në Botërorin e kësaj vere
‘Nuk kam shkopin magjik. Jemi të gjithë fajtorë për atë çfarë ndodh në këtë futboll; ne trajnerët, futbollistët, tifozët, bota e rrjeteve sociale dhe ndonjëherë edhe gazetarët-shtoi Chivu-futbolli duhet të mbetet thjesht një lojë duke nisur nga sektori i të rinjve ku ndodhin gjëra që të habisin. Të mendojmë për fëmijët që e dashurojnë këtë lojë, për tifozët që mbështesin skuadrën e tyre dhe jo për ata që thonë gjëra që nuk duhet t’i thonë’.
Te Interi u kthye Lautaro Martinez dhe çfarë kthimi bëri argjentinasi; me një dygolësh duke blinduar podiumin e shënuesve më të mirë në historinë e Interit, por Chivu i vlerëson të gjithë lojtarët e tij
‘A jam i kënaqur për Lautaron? Për të, për Thuram, Barellan dhe për Dumfries që bëri një pjesë të dytë të shkëlqyer-tha Chivu-kjo vlen edhe për Luis Henrique, Diouf, Frattesi dhe për të gjithë ata që nuk zbritën në fushë’.
Top Channel