Çështja Lukaku vazhdon të diskutohet te Napoli. Sulmuesi belg preferoi të qëndrojë në Belgjikë për të kryer fazën e rikuperimit të tij duke mos iu bindur ultimatumit të kampionëve të Italisë që padyshim i ka lënë të pakënaqur këta të fundit.

Një pakënaqësi që e shfaqi edhe Drejtori Sportiv i Napolit, Giovanni Manna pak minuta përpara ndeshjes me Milanin në Maradona Stadium

‘Lukaku? Situata është shumë e qartë-tha Manna-duhej të shkonte me kombëtaren, pati një problem. Me mjekët e tij preferoi të qëndrojë në Belgjikë për t’u stërvitur në kundërshtim me vullnetin tonë. Askush nuk do t’ia ndalonte të punonte me fizioterapistët dhe mjekët e tij, është parashikuar në kontratën kolektive. Do të kishim diskutuar me të, do të donim të flisnim në Napoli. Nuk jemi të kënaqur’

Manna më pas konfirmoi linjën e ashpër kundrejt Romelu Lukakut

‘Respekti ndaj integritetit të gruput vlen më shumë se gjithçka-tha Manna-mendoj dhe shpresoj se do të kthehet pas një jave, më pas do të shohim çfarë do të bëhet. Ai e di që do të ketë pasoja’.

Top Channel