Olivia Munn zbulon momentin kur u ndje përsëri e bukur pas kancerit, aktorja: Ishte dita kur pranova një propozim martese
Lindsay Lohan dhe bashkëshorti i saj, Bader Shammas, kanë festuar përvjetorin e katërt të martesës me një darkë romantike në New York.
Aktorja 39-vjeçare, sipas Daily Mail, u pa në një restorant luksoz në Manhattan, ku kaloi një mbrëmje të veçantë në shoqërinë e partnerit të saj.
Përmes një postimi në Instagram Stories, Lohan publikoi një foto të tyre së bashku, duke shkruar: “Gëzuar përvjetorin të vetmit tim”, duke shprehur publikisht dashurinë për bashkëshortin.

Çifti u martua në një ceremoni të thjeshtë në prill të vitit 2022 dhe e bëri publike martesën disa muaj më vonë, në korrik, kur aktorja e quajti për herë të parë Shammas “burrin” e saj. Në korrik të vitit 2023, ata mirëpritën në jetë djalin e tyre, Louis.
Top Channel