Humbja e rëndë ndaj Manchester City në FA Cup, Van Dijk iu kërkon ndjesë tifozëve
Nervozizmi tradhton Moussa Diaby. Sulmuesi francez i Al Ittihad që ishte në shënjestrën e Interit gjatë gjithë sesionit dimëror të merkatos së transferimeve humbi krejtësisht toruan në ndeshjen e kampionatit arab të futbollit ndaj Al Hazem.
Ish futbollisti i Aston Villa, në një moment kur ishte pranë vijës anësore të fushës ndjeu një presing intensiv nga një prej kundërshtarëve të tij. Ishtë një mbrojtje aq asfiksuese, sa bëri që Diaby të humbasë krejt kontrollin me këtë të fundit që për t’u çliruar nga ky presion e goditi kundërshtarin e tij në pjesët intime të trupit të tij
Arbitri që ishte shumë pak hapa larg nuk kishte dyshime: karton i kuq direkt. Gjithsesi ky episod i Diaby nuk e kompromentoi ndeshjen e skuadrës së tij, pasi Al Ittihat gjithsesi iu imponua skuadrës kundërshtare me rezultatin 1-0. Diaby, është ende në radarët e Interit, por me këtë gjest nuk i bëri një reklamë të mirë vetes.
Top Channel