Greta Kazazi hap zemrën për “S’e Luan Topi”: Me Onon u njohëm në një event, nuk e dija që ishte vëllai i Selin

04/04/2026 20:50

Në një intervistë për “S’e Luan Topi”, Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe takimin e Gimbos me familjen e Selin.

Ajo zbuloi se Gimbo është takuar me familjen e Selin dhe vëllanë e saj, i cili është Ono, i dashuri i Gertës.

“Gimbo është takuar me familjen e Selin, edhe me Onon, folën për situatat, tani mbetet dalje e Selin. Gimbo është shumë i dashur, e veçoj shumë dhe realisht është djalë flori. Në shtëpi, mirë Selin, por më mbante afër edhe mua”, tha Gerta.

Teksa foli për historinë e dashurisë, ajo tha se janë takuar në një event ku ishte e ftuar dhe i dashuri i saj ishte DJ. Pas takimit të parë, ai i ka shkruar, ndërsa nuk e ka ditur që ka qenë vëllai i Selin.

“Unë dhe i dashuri im jemi njohur në një ambient pune ku isha e ftuar dhe ai ishte DJ. Është informuar se kush jam unë, më vëzhgonte… pas dy javësh më kontaktoi vetë, më ka shkruar. Ai nuk e ka ditur që unë dhe Selin njiheshim. Kisha filluar punë si velinë dhe Selin punonte aty, jemi njohur në punë, dilnim. Unë nuk e dija që ishin motër e vëlla, pasi nuk e dija mbiemrin e Onos. Një ditë, Ono më thotë që edhe motra e tij punon në të njëjtin TV”, shtoi ajo.

Top Channel