Rritja e çmimit të naftës nga konflikti në Iran, qeveria ul akcizën me 20% 03/04 14:30
Ka zgjatur 1 orë e 50 minuta takimi i Kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët, në kuadër të turit të nisur “Punët e Shqipërisë”.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, mëson se tematikat kryesore të diskutuara nga Kryeministri ishin: Paketa e maleve, parkimet në qytete, çështja sociale.
Në mënyrë të posaçme, burime nga kjo mbledhje thonë se Rama ka kërkuar prej kryebashkiakëve të çojnë përpara procesin e legalizimeve në bashkëpunim me kadastrat e çdo qyteti.
Po ashtu Kryeministri i ka bërë një bilanc aplikimeve të deritanishme për prioritetin e qeverisë për “Paketën e maleve”. Mësohet se ka treguar se cilat janë dy bashkitë të cilat janë afër arritjes së objektivit të lidhjes së 10 kontratave.
Top Channel