Ushtria izraelite po përgatitet të paraqesë një plan për shkatërrimin e fshatrave në Libanin jugor, si pjesë strategjisë për të zgjeruar zonën e sigurisë përgjatë kufirit me Libanin.
Kjo strategji është menduar për të forcuar kontrollin në këto zona kufitare dhe për të krijuar një thellësi më të madhe sigurie kundër kërcënimeve që Izraeli beson se vijnë nga grupet e armatosura që operojnë në Libanin jugor.
Sipas informacionit të raportuara, autoritetet ushtarake izraelite po përgatisin një propozim për udhëheqjen politike që përfshin këtë masë ekstreme. Plani ka për qëllim të sigurojë që banorët e fshatrave të vendosura pranë kufirit të mos kthehen për t’u vendosur përsëri në ato zona, gjë që do të ndihmonte në krijimin dhe mirëmbajtjen e një zone parandaluese më të zgjeruar.
Ky plan është ende në fazën e përgatitjes dhe pritet të paraqitet për shqyrtim dhe miratim nga udhëheqja politike izraelite. Deri tani, autoritetet izraelite nuk kanë ofruar një konfirmim zyrtar për detajet e propozuar.
Top Channel