Rritja e çmimit të naftës nga konflikti në Iran, qeveria ul akcizën me 20%
Gjatë konferencës së përditshme me gazetarët, Sali Berisha deklaroi se raporti i IBAR është shtyrë re herë gjatë muajit mars.
IBAR-i është raporti i vlerësimit të standardeve dhe luftës kundër korrupsionit, e ndërsa kryedemokrati shprehet se ‘votimi i këtij raporti është kusht që kapitujt e tjerë të mund të mbyllen dhe ky votim është i ndërmjetëm, nuk është përfundimtar për dy kapitujt, 23 dhe 24, kapitujt për shtetin ligjor dhe luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat e njeriut’.
“Edhe njëherë, raporti IBAR është shtyrë tre herë gjatë muajit mars.
Po bëhet gjithnjë më i madh numri i vendeve që kundërshtojnë në mënyrë të prerë të votojnë IBAR-in. IBAR-i është raporti i vlerësimit të standardeve dhe luftës kundër korrupsionit.
Votimi i këtij raporti është kusht që kapitujt e tjerë të mund të mbyllen dhe ky votim është i ndërmjetëm, nuk është përfundimtar për dy kapitujt, 23 dhe 24, kapitujt për shtetin ligjor dhe luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat e njeriut.”, tha ai.
Top Channel