Tronditje në Parlamentin grek/ Skandali OPEKEPE, tre ministra japin dorëheqjen
Misioni Artemis II ka hyrë në një fazë kyçe, pasi anija kozmike Orion ka lënë orbitën e Tokës dhe është nisur zyrtarisht drejt Hënës.
Shtytja vendimtare, e njohur si Injektimi Transhënor (TLI), zgjati rreth 6 minuta dhe u krye pa probleme. Kjo manovër i dha kapsulës shpejtësinë e nevojshme për të dalë nga graviteti i Tokës dhe për të hyrë në trajektoren drejt Hënës.
Në bord ndodhen katër astronautë, përfshirë kanadezin Jeremy Hansen, i cili u shpreh se ekuipazhi ndihet mirë dhe i motivuar gjatë këtij udhëtimi historik.
Ky është fluturimi i parë me njerëz përtej orbitës së Tokës që nga programi Apollo në vitin 1972. Misioni pritet të kalojë rreth anës së largët të Hënës dhe më pas të kthehet në Tokë.
Sipas NASA-s, kapsula mund të arrijë një distancë rekord, mbi 7,600 km përtej Hënës, duke tejkaluar otencialisht rekordin e vendosur nga Apollo 13.
Gjatë udhëtimit, astronautët do të përjetojnë pamje spektakolare, përfshirë një eklips total diellor, ndërsa Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin.
Ky mision konsiderohet një hap i madh drejt rikthimit të njerëzve në sipërfaqen hënore në vitet e ardhshme.
Top Channel