“Moisiu i Ri” sjell talentet e reja në skenën e Durrësit, festival teatror i dedikuar të rinjve Ismal Kadareja është figura e dytë pas Skënderbeut që i kushtohen vepra arti nga piktorë, artistë të ndryshëm apo personalitete të artit në vendin tonë, sipas studiuesit Abaz Hado, që kuroi një ekspozitë me disa prej pikturave më të njohura për Kadarenë.
Ekspozita u çel në shtëpinë studio Kadare, ku vizitorët panë krijimet e piktorëve të njohur shqiptarë, përfshirë Vilson Kilicën dhe Ksonofon Dilon.
“Është shumë emocionuese ta mbyllësh projektin pikërisht në shtëpinë e Kadaresë pranë veprës së parë që i kanë përkushtuar Kadaresë dhe impaktit që ka pasur Kadare në artet figurative”, u shpreh piktori Abaz Hado.
Sipas studiuesit Ermir Nika linjat, ngjyrat dhe çdo detaj i këtyre pikturave zbulon raportin e shkrimtarit me krijuesit, me disa prej të cilëve kishte miqësi të ngushta dhe ndante biseda për artin, por edhe aktualitetin.
“Në këtë ekspozitë shikojmë se çfarë raporti ka krijuar ai me elitën, në çdo portret shikojmë një dialog midis piktorit dhe vetë Kadaresë. Zbulojmë një raport midis Kadaresë dhe krijuesve dhe një intimitet… momenti kur ti ke mendime për të ndarë, që mund të jenë edhe të ndaluara për një regjim totalitar”, tha studiuesi i artit Emri Nika.
Këto piktura janë biografi përmes imazhit të shkrimtarit që kaloi kufijtë përmes veprës së tij në periudhët e errët të diktaturës.
“Mund të shihet si paradoksale, pikë së pari nga një vend i izoluar, vepra del në hapësira të tjera. Paradoksi i dytë është që nga një vend diktatorial si Shqipëria shkohet drejt lirisë, hapësirat janë të lira. Nga ai vend del ky shkrimtar që bën të njohur veprën e tij dhe Shqipërinë e tij në botë. Më shumë se Shqipëria e Enver Hoxhës, po njihej si Shqipëria e Ismail Kadaresë”, tha shkrimtarja Viola Isufaj.
Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Shqiptare, që ka botuar “100 Portrete”, që sjellin Kadarenë përmes pikturës, skicës, grafikës e fotografisë.
Top Channel