Video/ Cristiano Ronaldo rikthehet dhe shënon dy gola për Al Nassr, këtë herë ndryshe…duke bërë “Bismilah”
Mundësia që një sulmues i kalibrit të Robert Lewandowskit të luajë në Serie A ndez entuziazmin e çdo të apasionuari të futbollit, në mënyrë të veçantë të tifozëve të Juventusit. Padyshim që është një çështje e komplikuar, por që drejtuesit e Zonjës së Vjetër e lënë një fije shprese.
Juventus ka vendosur që t’i dhurojë Spallettit një qendërsulmues tjetër. Që në janar trajneri toskan e kuptoi se kishte nevojë për një qendërsulmues me karakteristika të ndryshme nga Openda dhe Jonathan David, dy blerjet e dështuara të klubit torinez në merkaton e fundit të transferimeve, por në ditët e fundit të atij muaji erdhi vetëm Boga; jo një qendërsulmues me peshë. Dhe tani gjithçka të bën të mendosh se drejtuesit bardhezinj në qershor do t’ia plotësojnë dëshirën Spallettit.
Emrat në listë janë të ndryshme, por ai që ngacmon më shumë në shtëpinë Juventus është padyshim ai i Lewandowskit. Sipas gazetarit të specializuar të merkatos, Fabrizio Romano, drejtuesit e klubit torinez kanë pasur disa kontakte me përfaqësuesit e sulmuesit polak, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në qershor, ndërkohë që edhe raportet mes agjentit të sulmuesit Pini Zahavi dhe Damien Comolli janë shumë të mira.
Juventus bëri të ditur se është shumë i interesuar për Lewandowskin, por vetëm me një kusht; që polaku të pranojë reduktimin e pagës së tij prej 1.7 milionë euro bruto në muaj që përfiton aktualisht në Katalonjë. Por Juventus nuk është pretendentja e vetme; Barcelona skuadra aktuale e Lewandowskit i ka ofruar rinovimin e kontratës, por me shifra inferiore në krahasim me pagën aktuale. Për momentin nuk ka asnjë përgjigje nga ana e futbollistit, kjo edhe sepse sipas zërave më të fundit në drejtim të polakut kanë ardhur edhe oferta të tjera shumë të pasura në mënyrë të veçantë nga MLS dhe Saudi Pro League. Sidoqoftë, Lewandowski në fund të sezonit do të duhet të bëjë një zgjedhje; t’i japë prioritet pagës apo të zgjedhë projektin sportiv, në rastin e dytë, Juventus do të jetë në gatishmëri për të.
Top Channel