Fundjavë me diell dhe temperatura të larta, si parashikohet moti për javën e ardhshme
03/04/2026 12:35
Duke nisur nga fundjava dhe në ditët në vazhdim, vendi ynë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura të larta.
Sinoptikania Elida Maloçali, në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Top Channel, tregoi se si do të jetë moti në javën e ardhshme.
“Duke filluar nga e diela, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, por pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare në mesditë. Temperaturat do të pësojnë rritje si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale, duke varjuar nga 6–26 gradë Celsius”, u shpreh sinoptikania.
Top Channel