Bujqësia po plaket/ Sektori agrar nuk po tërheq të rinjtë, bilanci negativ vijon prej 2021

03/04/2026 12:23

Bujqësia që prej vitit 2021 nuk po e ndryshon bilancin negativ. Edhe në tremujorin e katërt të 2025 kontributi i fermerëve për TAB1 PBB shënoi një rënie me -0.27 %.

Sipas ekspertëve, punët e tokës dhe të blegtorisë nuk janë tërheqëse për të rinjtë shqiptarë; braktisja e zonave rurale ka ndikuar që bujqësia të arkëtojë më pak të ardhura në buxhetin e shtetit.

Që sektori agrar duket se është tërheqës vetëm për moshën e tretë, është detyrë e Ministrisë së Bujqësisë të hartojë politika joshëse për të kthyer në vendlindje të rinjtë që braktisën tokën e të parëve.

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi thotë: “Bujqësia është një sektor i nënfinancuar, ndërkohë që ekonomia shqiptare po tregon bilanc pozitiv vetëm në sektorin e turizmit dhe ndërtimit”.

Veprimtaria bujqësore mund të japë kontribut financiar më tepër se kaq në ekonominë shqiptare, dhe kjo bëhet duke financuar e mbrojtur më tepër prodhimin vendas.

“Zhvillimi i bujqësisë dihet të jetë një nga objektivat kryesore, sepse bujqësia do të ndikojë në një rritje ekonomike të qëndrueshme, duke rritur numrin e të punësuarve, në rritje të eksporteve, pra duke rregulluar kështu bilancin tregtar”, shton Radonshiqi.

Për herë të parë në Skemën Kombëtare, Ministria e Bujqësisë do të japë 10 mijë euro për çdo të ri që do të zhvillojë aktivitetin e tij blegtoral në zonat rurale.

Top Channel