Nëse nuk do të ketë ndonjë suprizë të madhe, Gennaro Gattuso do të largohet nga pankina e Italisë pas disfatës me Bosnjen. Trajneri i Të Kaltërve, që donte të jepte dorëheqjen që në Zenica nuk do të mbyllë kështu kontratën që e lidh me kombëtaren italiane deri në muajin qershor.

Gattuso nuk është një personalitet i fiksuar me poltronën e aq më pak me paratë. Këtë e ka treguar me atë çfarë bëri te Milani në 2019; në fund të sezonit ai u largua nga kuqezinjtë duke hequr dorë nga 2 vite kontratë dhe plot 11 milionë euro por me kushtin që të likuidoheshin të gjithë anëtarët e stafit.

Dështimi për t’u kualifikuar në Botëror e ka shokuar edhe vetë Gattuson që sipas ‘Corriere Dello Sport’ në dhomat e zhveshjes në Zenica, përqafoi dhe falënderoi të gjithë futbollistët një nga një. Gjatë kthimit në vend, ai u mbyll në vetvete në heshtje, me siguri për të reflektuar mbi disa gabime taktike që u panë në ndeshjen me Bosnjen; duke nisur nga zëvendësimet e deri te zgjedhja e lojtarëve për të gjuajtur penalltitë.

Fashitja e një zhgënjimi kaq të fort nuk do të jetë e lehtë; 48 vjeçari do të tentojë ta bëjë këtë në Malaga ku ‘u arratis’ menjëherë pas kthimit në Itali

Top Channel