Paradoksi i Van Gogh… artisti i varfër që sot vlen miliona
Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen e miliona ndjekësve në Instagram, pasi publikoi disa foto të reja nga pushimet e saj pranverore në një destinacion tropikal, të cilin e përshkroi si “parajsë”.
28-vjeçarja u shfaq me një bikini shumë të vogël me lidhëse, në nuanca gri dhe jeshile neon, që i jepte një pamje sensuale dhe luksoze. Ajo pozoi në breg të detit, por edhe u freskua në ujë, duke treguar linjat e saj trupore.
Në të njëjtin vend idilik u pa edhe partneri i saj, Timothée Chalamet, i cili publikoi gjithashtu imazhe nga pushimet, duke u shfaqur pa bluzë dhe me pantallona të errëta plazhi, teksa shijonte momentet në një jaht.
Kylie e kompletoi pamjen me një zinxhir ari në bel, varëse, vathë të vegjël dhe byzylyk, ndërsa në disa foto u pa duke lexuar librin “The Guest” dhe duke shijuar disa momente relaksi në jaht.
Në postimet e saj nuk mungoi as luksi: ajo ekspozoi një çantë të verdhë Hermès Birkin dhe një tjetër nga Louis Vuitton, që menjëherë tërhoqën vëmendjen e fansave.
Ndërkohë, burime pranë çiftit tregojnë se Kylie është shumë krenare për Timothée Chalamet dhe e mbështet vazhdimisht në karrierën e tij, duke qenë gjithmonë pranë tij në evente dhe momente të rëndësishme.

Pushimet e saj luksoze dhe paraqitja provokuese kanë bërë që rrjeti të “shpërthejë”, ndërsa fansat nuk ndalojnë së komentuar jo vetëm stilin e saj, por edhe marrëdhënien me një nga aktorët më të kërkuar të momentit./TAR
Top Channel