Ismajli dhe Mehmeti: Përballja me Ukrainën nuk është e thjeshtë, pas asaj që na ndodhi në Poloni…
Alessandro Bastoni po përjeton javë, për të mos thënë muaj të turbulluara. Në fillim, çështja Kalulu dhe fërshëllimat që e shoqërojnë praktikisht në çdo stadium të Italisë, më pas ishte dëmtimi në derbi që e la jashtë fushave të lojës në ndeshjet më të rëndësishme në garën për titull të Interit, bashkimi me kombëtaren italiane që kërkon kualifikimin për në Botëror dhe tani sirenat e merkatos që po bëhen gjithnjë e më të forta.
Bastoni i ka thënë ‘po’ Barcelonës? Këtë të shtunë nga Spanja u publikua lajmi se mbrojtësi i ka thënë ‘po’ transferimit te Barcelona, por situata nuk reflekton situatën e gjërave të paktën për momentin. Mediat spanjolle bëjnë lojën e tyre në këtë pikë, por është mirë të vendoset pak rregull. Që Bastoni është në krye të listës së Barcelonës, kjo dihet prej kohësh, me Decon që e ka vlerësuar në maksimum.
A do Interi të largojë Bastonin? Por është gjithashtu e vërtetë se Barcelona iu është afruar përfaqësuesve të mbrojtësit italian duke nisur me propozimet për pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës. Por Bastoni, edhe pse u shfaq i hapur që të dëgjojë propozimin, sipas asaj që publikohet në median italiane, nuk i ka komunikuar Interit dëshirën e tij për t’u larguar, një detaj ky që është i rëndësishëm. Kjo sepse, nëse është e vërtetë që Interi do të reflektonte seriozisht për shitjen e tij në rast se vjen oferta e duhur, është po aq e vërtetë se klubi zikaltër do ta mbante me të njëjtin entuziazëm nëse ai shfaq vullnetin për të qëndruar
Sa vlen Bastoni? Dhe duke qëndruar te oferta e duhur, Barcelona nuk ka nisur ende kontaktet me Interin, por kampionët e Spanjës e dinë shumë mirë se shifra 50-60 milionë euro që përflitet në median spanjolle( edhe pse jo e gjitha në para të thata pasi diskutohej përfshirja e Gerard Martin në operacion), nuk do të mjaftonte për të bindut Marottan dhe Ausilion të cilët kërkojnë të paktën 70 milionë euro pa përfshirjen e futbollistëve të tjerë. Gjithsesi, deri në qershor priten të reja në lidhje me këtë cështje dhe nuk pritet të dalin shpejt duke qenë se si Interi ashtu edhe Barcelona janë të impenjuara në shumë fronte dhe duke parë se merkato nuk pushon kurrë, prioritetin e kanë objektivat në fushën e lojës.
Top Channel