Tjetër fitore për Argjentinën, kampionët e Botës mundin në miqësore përfaqësuesen e renditur në vendin e 115-të në FIFA

28/03/2026 10:37

Argjentina arriti një fitore 2-1 ndaj Mauritanisë në një ndeshje miqësore të premten, me golat e Enzo Fernández dhe Nicolás Paz.

Messi nisi ndeshjen nga stoli në La Bombonera dhe u fut në pjesën e dytë, duke shkaktuar eufori te tifozët që brohoritnin çdo prekje të tij.

Argjentina kaloi në avantazh në minutën e 17-të, kur mbrojtësi i Molina hodhi një kros në zonë të cilin Enzo Fernández e shfrytëzoi për të mposhtur portierin Babacar Diop.

Në minutën e 32-të, Nico Paz, realizoi nga një goditje dënimi, me topin që përshkoi murin kundërshtar dhe e la portierin Diop pa mundësi për reagim, duke vendosur rezultatin 2-0.

Goli i vetëm nga përfaqësuesja afrikane erdhi në fundin e takimit nga Lefort.

Top Channel