Çështja Lukaku po bën shumë zhurmë edhe në Belgjikë. Sulmuesi ishte në grumbullim me skuadrën përfaqësuese përpara se te publikohej komunikata e përbashkët e ‘Red Devils’ dhe Napolit që bënin të ditur kthimin e futbollistit në Castel Volturno për të rifituar formën e tij më të mirë në fazën finale të sezonit dhe për Botërorin.

Më pas, mungesa e pajustifikuar(sipas klubit kampion të Italisë, ndërkohë që futbollisti thotë se ka lajmëruar) bëri që të krijohet kjo çështje për të cilën kanë dhënë opinionin e tyre Rudi Garcia dhe Kevin De Bruyne, respektivisht trajneri i Belgjikës dhe shoku i skuadrës së Lukakut si në kombëtare ashtu edhe te Napoli.

Garcia: Duhet t’i lëmë liri. Rudi Garcia e njeh mirë ambientin napoletan teksa ka qenë në pankinën e Napolit nga korriku deri në nëntor të 2023 dhe ai e mbylli këtë histori në këtë mënyrë: ‘Nuk ishte në 100% të formës duhej të ndiqte një program specifik për t’u rikuperuar. Është normale që dëshiron të jetë në formën më optimale. Kur nuk je, është aspekti mental që luan një rol domëthënës sepse është frika se mos dëmtohesh përsëri. E kuptojmë. Folëm më stafin mjekësor. Totti ka pasur të njëjtin dëmtim. E dimë që duhet shumë kohë për një dëmtim të tillë’-tha Garcia që më pas bëri një krahasim mes dëmtimit të Lukaku me atë të De Bruyne-Kevin u operua, Romelu po lejon që dëmtimi të kurohet pa ndërhyrje kirurgjikale. Shpresoj që Lukaku të kthehet sa më shpejt te Napoli dhe të luajë më shumë. Është e rëndësishme ër klubin dhe për ne që ai të kthehet sa më shpejt në formë. Duhet të binden të gjithë që Romelu duhet të lejohet të bëhet çfarë është më e mira për të rigjetur formën e tij më të mirë, si fizike ashtu edhe mentale’

De Bruyne: Te Napoli gjithçka amplifikohet. Për dëmtimin dhe çështjen Lukaku foli edhe Kevin De Bruyne, shok skuadre me Lukakun si te Napoli ashtu edhe te kombëtarja belge me mesfushorin që nënvizoi diferencën me situatën e tij. ‘Unë bëra rehabilitimin komplet në Belgjikë, ai gjysmën e kohës në Antverp, gjysmën në Napoli. Kur janë dy perspektiva të ndryshme, bëhet e vështirë të punohet së bashku. Nuk është ideale për të qenë në formën maksimale. Në Napoli ka gjithmonë shumë zhurmë, gjithçka amplifikohet’.-tha De Bruyne.

Top Channel