Barcelona kërkon Alessandro Bastonin dhe tashmë nuk fshihet më. Nuk është mister fakti që klubi katalanas e kishte shfaqur prej kohësh interesin për mbrojtësin italian të Interit, por e reja në këtë histori sipas të përditshmes ‘Marca’ është hapja e Interit ndaj mundësisë për të transferuar Bastonin në Spanjë.

Për momentin nuk ka asnjë tratativë zyrtare, por Barcelona ka studiuar terrenin me Bastonin që mësohet se ka konfirmuar dëshirën e tij për të veshur fanelën blaugrana që nga sezoni 2026/27. Gjithnjë sipas ‘Marca’ edhe vetë Interi është gati që të nisë tratativat për shitjen e tij.

Përse Barcelona e do Bastonin? Barcelona këmbëngul për shkak të vullnetit të Drejtorit Sportiv, Deco i cili e ndjen se ka gjetur te italiani, profilin ideal për mbrojtjen e skuadrës së Flick si për faktin që është mëngjarash, ashtu edhe për eksperiencën e tij, me futbollistin që në moshën 26 vjeçare ka luajtur qindra ndeshje në nivel ndërkombëtar.

Bastoni-Barcelona, problem është kostoja e kartonit. Për klubin katalanas, që edhe verën e ardhshme do të duhet të bëjë llogaritë me Fair Play Financiar, problemi kryesor ka të bëjë me koston e kartonit të Bastonit. Vlera e futbollistit është rreth 70 milionë euro, me Interin që nuk ka ndërmend të bëjë ulje në çmim për lojtarin që në vitet e fundit ka qenë titullar i padiskutueshëm. Si alternativë të Bastonit, spanjollët kanë në listën e tyre Van de Ven (Tottenham), Schlotterbeck (Borussia Dortmund) dhe Vuskovic (Hamburg). 

Top Channel