Mbrëmjen e 31 marsit, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen miqësore me Ukrainën, një sfidë kjo që është mes dy skuadrave humbëse të raundit të playoffit. Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se kanë dalë në shitje biletat për për këtë përballje që do të zhvillohet në stadiumin Estadi Ciutat de València.

Një komunikatën e saj FSHF thekson se çdo tifoz mund të blejë deri në katër bileta për këtë takim me qeverinë e futbollit shqiptar që në faqen e saj të internetit ka publikuar edhe linkun ku mund të bëhet blerja e tyre.

Emri dhe mbiemri i vendosur gjatë procesit të blerjes duhet të përputhen me dokumentin e identifikimit. Në rast se gjatë kontrollit të sigurisë konstatohet mospërputhje e të dhënave, hyrja në stadium mund të refuzohet.

Biletat nuk mund të ndërrohen dhe nuk rimbursohen. Nuk ka kufizime moshe për tifozët dhe çdo person që ndjek ndeshjen duhet të pajiset me biletë, përfshirë edhe fëmijët. Çmimi i biletës është i njëjtë për të gjitha grupmoshat.Portat e stadiumit do të hapen dy orë para fillimit të ndeshjes. Tifozët këshillohen të kontrollojnë numrin e rreshtit dhe tribunën në biletë për të orientuar më lehtë hyrjen në stadium.

Top Channel